Me 01. Shtator të vitit 2002, AHP filloi veprimtarinë e sajë që nga fillimi si Partner i autorizuar nga Volkswagen AG në Prizren me Lokacion në Rrugën Ulqini të Lagjes Ortakoll.
Ne kemi hyrë në tregun Kosovar dhe Shqiptar me një vizion të qartë për ta sjellë eksperiencën nga Volkswagen në fushën e komunikimit, shitjes dhe shërbimeve të pasëshitjes.
Angazhimi dhe puna efektive e Firmës AHP u kurorëzua në Tetor të Vitit 2007 me “Urkunde mit der Goldenen Ehrennadel” (Çertifikatë me Gjylpanë nderi e artë”). Kjo Çertifikatë që ndahet nga Volkswagen AG, u dedikohet vetëm partnerëve te tyre që dëshmojn suksese dhe rezultate në punë. Kjo është dëshmia ma e mirë se sa serioz është Partneri Juaj në Prizren. Kjo Mirënjohje kaq e madhe që na erdhi nga Volkswagen AG na obligon për mbajtjen dhe rritjen sa ma të madhe të kualitetit të sherbimeve si dhe ngritjen sa më të lartë të emrit dhe markes Volkswagen në Republikën e Kosovës.
Me 15 Mars te vitit 2011, pas një projektimi një vjeçar në bashkpunim të ngushtë me Byron projektuese të Volkswagen AG në Wolfsburg, të udhëhequr nga zonja Sprysch dhe nga Kosova Inxhinjer Prof Dr. Misin Misini dhe Arkitekt Arbër Shala, AHP vendosë gurëthemelin për ndërtimin e Volkswagen Qendres së Re në Prizren në rrugën Prizren – Korishë M25 në Prizren.
Gjatë fazës së ndërtimit, me 07.06.2012 punimet në Volkswagen Qendren e re u vizituan në vend të ngjarjes nga vetë përgjegjësi i shitjes për Europe zotni Dr. Specht dhe përgjegjësja rajonale e shitjes zonja Mohnert nga Volkswagen AG Wolfsburg dhe Alex Vaszi nga Porsche Holding. Interesimi dhe përkrahja nga Volkswagen AG ka vazhdur gjatë gjithë kohës së ndërtimit. Vizita e përgjegjësit të shitjes për Europ të Volkswagen automjeteve të reja, është vizita e parë në Kosovë e një Personeli të rangut të lartë nga strukturat udhëheqëse të Volkswagen AG. Zotni Dr. Specht ishte i impresionuar nga kualiteti i punës që po bëhej edhe nga Firmat vendore.
Për realizimin e projektit dhe punimet, Firma AHP u është mirnjohës dhe faleminderuaes gjithë Firmave që punuan në ketë Projekt e në veçanti falenderon: Sparkasse Bayern, Termoplast Suharek, Seti Commerc – Suharek, Melisa Prizren, Casalgrande Padana – Deutschland, Elsam– Ferizaj, Isaria Corporate Design AG – Deutschland, Lindap Kosova, LICHT + PLAN GmbH – Deutschland, OSI- Group Prizren, InterSoft Prizren, EkoTerm Prizren, Etika Suharek, Memfisi Shpk – Drenas, …
AHP me 24.05.2013 bëri hapjen solemne të Volkswagen Qendrës së Re në Rrugën Prizren-Korishe M25 ku në ketë ngjarje prezent ishin Perfaqësuesit e Volkswagen AG zotni Seeck dhe zotni Eheman, përfaqsuesit diplomatik nga Gjermania zotni Kiesler dhe nga Shqiperia zotni Lauka, përfaqsuesi nga Porsche Holding zotni Holzinger, nga Porsche Albania zotni Fabian Jungnitsch, si dhe perfaqësues të pushtetit qendror dhe lokal. Vetë prezenca e perfaqësuesve të lartë nga Volkswagen AG është dëshmia se AHP në bashkpunim të ngushtë me Volkswagen AG ndërtuan me sukses Qendrën e pare moderne në Rajon. Volkswagen Auto Qendra në Prizren është ndertimi i parë në Rajon dhe me këtë Volkswagen Projekt AHP është i vetmi Partner që ka ndërtuar dhe implementuar 100% Volkswagen Projektin.
Pamje nga atmosfera e Hapjes solemne në AHP Volkswagen Showroom.
Pasi që Hapsirat e mëdhaja ne Volkswagen Showroom ishin të vogla për pranimin e gjithë miqëve, klientelës dhe familiarëve, ekspozimi i Modeleve të reja u bë në Hapsirën e puntoris.
Pamje festive nga jashtë