Touareg i ri

 

Ndjek gjurmët e tija dhe shfaq rrugën në kabinën e kontrollit

Touraeg sjell risi në rrugë dhe shtigje të pashfrytëzuara. Opcionet e reja shtesë si “Wankstabilisierung” elektro-mekanike, dritat LED-Mateix ose“Innovision  Cockpit” përsosin ngasjen mahnitëse në këtë SUV.

Innovision Cockpit – Qendra e kontrollit pa ndërprerës

Grupi i paisjeve digjitale së bashku me ekranin e sistemit informues formojnë një sipërfaqe xhami të lakuar, kjo sipërfaqe është opcioni shtesë Innovicion Cockpit.

Përdorimi bëhet me prekje, gjeste ose të folur
Shfaq funksione me anë të grafikave dhe animacioneve
Ekrani fillestar mund të përcaktohet individualisht
Të shfaqurat në ekran mund të zmadhohen
Ofron përdorimin dhe kontrollin e sistemit navigues, si dhe infotainmet përmes smartphone ose tablet

Lëreni jetën e përditshme pas dhe shijojeni diellin brenda makinës suaj

Me sipërfaqen e madhe prej xhami përgjatë tërë hapësirës së kulmit, tërheq vëmendjen opcioni shtesë Kulmi panoramë – elektrike.
Më e bukur se kjo pamje është vetëm pamja e qiellit, e mbushur me rreze dielli e ajër të pastër. Sasinë e kësaj bukurie mund t’a përcaktoni personalisht duke e ngritur ose hapur plotësisht Kulmin panoramë në mënyrë elektrike. Edhe për ditë të nxehta, me rreze të forta dielli, T-Roc me Kulm panoramë – elektrike siguron temperatura të këndshme brenda makinës me xhamin e mbuluar edhe nga një mbulesë “Rollo”.

Drejtimi i makinës preciz e stabil në kthesa

Stabilizuesit aktiv janë opcion shtesë i “Adaptivfahrwerk” të instaluara në boshtet e parme dhe pasme zvogëlojnë pjerrësinë gjatë kthimit në rrugë. Ky lloj i stabilizuesve nuk punon me anë të hidraulikës, por me anë të elektro-mekanikës. Modeli Touareg mundëson në këtë mënyrë një drejtim sensibil të makinës edhe në shpejtësi të vogla. Sistemi opcional parandalon humbjen e kontrollit të makinës gjatë ngasjes së makinës në rrugë dinamike me kthesa, duke e shtyrë automjetin më pak drejt skajit të jashtëm të kthesës.

Allradlenkung

Me drejtuesin opcional „Allradlenkung“, rrotat e pasme kthehen deri në 37 km/orë në drejtim të kundër me rrotat e përparme. Rrethi i kthesës zvogëlohet për më shumë se një metër. Në shpejtësi të larta, rrotat e pasme kthehen sinkronisht me rrotat e përparme. Touareg është më i shkathtë në ngasje dhe më stabil gjatë ndërrimit të korsive.

Dizajni – IQ.LIGHT – Drita LED-Matrix – Shfaqje dinamike pa të verbuar

Opcioni shtesë IQ.LIGHT me drita LED – Matrix përshtat intensitetin dhe gjerësinë e dritës varësisht ambientit, motit apo situatës rrugore. Falë “Dynamix Light Assist” as dritat e gjata nuk pengojnë e as nuk verbojnë pjesëmarrësit e tjerë të komunikacionit rrugor. Rrugët janë të ndriçuara më mirë, eviton reflektimet e shenjave të komunikacionit rrugor. Pra, Touareg-u i juaj shkëlqen me plotë kuptimin e fjalës.