Dizajni i jashtëm
T-Cross është tashmë i njohur si multitalent sa i përket funksionalitetit dhe shkathtësisë. I panjohur deri më tani është dizajni Crossover, të cilin e karakterizon vija e zgjatur nga pjesa e kapakut të motorit deri tek pjesa e dera e bagazhit me shirita reflektues dhe drita LED.Linjat e definuara në karoseri, rrjeta dekoruse e ftohsit para e gjerë dhe hapësira e madhe për pasagjerë i japin T-Cross një pamje të mrekullueshme me një karakter “Offroad”. Mbulesa plastike e zezë në harqet e rrotave dhe skajet anësore e theksojnë këtë dizajn edhe më shumë.
Dizajni interierit
Fjala adekuate për ta shpjeguar interierin e T-Cross është individualiteti. Duke filluar nga interieri standard individualiteti s’ka të krahasuar. Nëse dëshironi të shtoni preferencat personale mund të zgjidhni një nga tri pakot e dizajnit, të cilat përmbajnë ngjyra të ndryshme të ulëseve dhe dekorime. Sa i përket ndriçimit të interierit, ky mundëson ambient adekuat në T-Cross Style dhe si opcion shtesë në T-Cross Life sipas situatës momentale. Tek ky model as rehatia nuk është lënë pas dore, T-Cross dhe T-Cross Life kanë ulëse të rehatshme me tekstil të kualitetit të lartë. T-Cross Style ka si opcion madje edhe ulëse sportive.
Sitemi i ndriqimit
T-Cross ju mundëson të shkëlqeni me drita halogen si dhe dritat LED të ditës nëmbrojtësin para. Tek T-Cross Style dritat Led janë të integruar si standard, ndërsa modeli T-Cross Life i përmban si opcion shtesë.Dritat LED kanë të integruar dritat LED të ditës, me një vëllim të dritës që përmirëson dukshmërinë e rrugës në mot të keq.Dritat e pasme LED sigurojnë një dritë mahnitëse në pjesën e pasme. Tek T-Cross Style mund t’i gjeni gjithashtu edhe dritat e pozicionit. Dukuria e radhës e cila duhet cekur është shiriti i ngushtë reflektues, i cili e rrumbullakson dizajnin e ndriçimit në mënyrë të përsosur.