Polo

vw-polo-orange

Tregoni vetëbesim.
Pjesa e jashtme

Dizajni i ri i Polos vendos standarde të reja nga versioni i tij bazë. Nga një hedhje vështrimi, linja tornado bie në sy. Linja spikatëse Design shtrihet nga panelet e përparme, katërt dyert standarde dhe tek pjesa e pasme e Polos suaj të re. Kështu ajo krijon një kontur të qartë që përcjell dinamikë progresive. Përveç fenerëve të rinj përpara dhe mbrapa, pamja përfshin dritat e ditës LED, ndriçuesin e targës LED dhe disqe çeliku 14-inç me kapak. Poloja me linjën e saj të pajisjeve “Comfortline” me disqe aliazhi 15-inç dhe elemente dekorativë me gri metalike Limestone për kroskotin dhe pjesën e brendshme të derës që i ofron një plus komfortit.

Nëse ju pëlqen pamja sportive e automjetit, vlerën e parave tuaja do ta gjeni tek linja “Highline” e pajisjeve të Polos. Dekori i kromuar në prapakolp dhe fenerët e kuq të errët thekson pamjen sportive dhe elegante dhe është një kombinim perfekt në dizajn. Disqet prej aliazhi 16-inç e plotësojnë pamjen e përgjithshme spikatëse dhe plot stil.

Më shumë hapësirë për komfortin tuaj
Ambienti i brendshëm

Siguria juaj në plan të parë: Poloja juaj tashmë në pajisjet bazë. Sistemi standard i monitorimit të ambientit “Front Assist” përfshirë funksionin e frenimit në rast emergjence City dhe njohjen e këmbësorëve ndihmon në zbulimin e situatave kritike dhe shkurton distancën e ndalimit gjatë frenimit. Krahas kësaj, airbag-u i kokës u ofron pasagjerëve të përparmë dhe të pasmë në rast emergjence, përforcim të mbrojtje së kokës. Zëri dhe klima e duhur për çdo stinë, si pajisje standarde tek linja Comfort e Polos, radioja “Composition Colour” dhe sistemi i kondicionimit të ajrit.

Keni shumë bagazhe? Në Polon e re me hapësirë bagazhi të bollshme nuk ka asnjë problem. Linja e pajisjeve “Comfortline” ka gjithashtu një hapësirë standard të bagazheve. Së bashku me mbështetësen e shpinës të ndashme në pjesë në mënyrë asimetrike, sendet e gjata ose blerjet më të rëndësishme mund të sistemohen edhe më lehtë.

Poloja në linjën e pajisjeve “Highline” ofron jo vetëm komfortin më të lartë, por edhe disa stile ekstra, për shembull, elementet me shkëlqim të dekorit me “Deep Iron” apo “Silver Silk”. Mbështetësja qendrore e krahut në pjesën e përparme, sistemi i kondicionimit të ajrit me kontroll temperaturë me dy zona dhe filtër alergjenësh, si dhe timoni multifunksional prej lëkure janë tejet komodë dhe praktikë.