Scirocco

 
sc0530_side[1]

sc0529_front[1]
Pjesa Frontale

Pjesa e përparme në Scirocco menjëherë bie në sy, për shkak të strukturës mbresëlënëse, zgavrës së ajrit në formë hojesh dhe siluetës së kapakut të ftohësit. Bashkë me lamelat e zeza mbrojtëse të ftohësit, kupesë sportive i japin pamje të veçantë ekspresive. Kjo përshtypje forcohet me emblemën VW, e cila është e vendosur tek kapaku i ftohësit dhe e cila e plotëson performancën dinamike të linjave.

 

sc0364_scirocco_ghost_brake-system[1]

Struktura e Automjetit

Përqindje të lartë sigurojnë dhe karakteristikat e veçanta të karrocerisë stabile. Ajo, në rast goditjeje, absorbon një pjesë të madhe të energjisë dhe në atë mënyrë mund të pengoj deformime të rrezikshme të pjesës të brendshme të automjetit. Por, Scirocco kujdeset dhe për pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion: shkuma speciale në parakolp e bën pjesën e përparme elastike dhe ofron mbrojtje domethënëse edhe për këmbësorët. Për pasagjerët e vegjël, disponon hallka shtrënguese ISOFIX për shtrëngimin e ndenjëseve për fëmijë.

 

TDIShumë Gaz

Motorët TDI për Scirocco janë edhe ekonomik edhe të fuqishëm – falë injektimit efikas të drejtpërdrejtë sipas principit Common-Rail. Agregatet agile ofrojnë njëkohësisht: fuqi gjatë dhënies gaz dhe kursim të vazhdueshëm. Dinamikë akoma më të madhe gjatë udhëtimit dhe shpirt sportiv do të përfitoni me ndërruesin opsional me friksion të dyfishtë DSG.

 

 

cu_22_luggage_compartment[1]

Bagazhi

Me ndihmën e derës së pasme të madhe, ngarkimi në Scirocco është fare i thjeshtë. Nëse hapësira e bagazhit prej 312 litra nuk Ju mjafton, Ulësja e mbrapa me mbështetëse të ndarë në mënyrë simetrike krijon mjaft hapësirë, nëse do të duhet të transportoni diçka më masive.