T-Roc i ri

T-Roc si model ka shumë të reja interesante, tri më kryesoret po i cekim në vijim:

Ngjyrosje dy ngjyrëshe Gjatë porosisë së T-Roc përveç përzgjedhjes së ngjyrës së preferuar ju mund të zgjidhni një ngjyrë shesë për Kulmin, pasqyrat e jashtme dhe shtyllën A. Ky kombinim i ngjyrave ju ofron një individualitet mahnitës.

Sistemi ndriçimit

Dizajni udhërrëfyes i ndriçimit është e pamundur të anashkalohet nga ambienti përreth.

Individualiteti

Linjat e paisjeve tona dhe paketat e dizajnit janë të krijuara posaçërisht për dëshirat dhe preferencat e secilit prej jush.

Sistemi i ndriçimit

Dizajni i dritave i modelit T-Roc është bindës ditë e natë. Dritat LED të ditës të instaluara në mbrojtsin para  tërheqin vëmendjen veçanërisht gjatë kthesave ose ndrrimit të korsisë, e gjithë kjo falë “Blinkfunktion” të integruar. Në kombinim me dritat standarde halogene dritat LED të ditës paraqiten me një dizajn kompakt të vijëzuar.Këtij kombinimi mund ti shtohet opcioni shtesë i dritave LED me pamje mahnitëse unazore. Dritat e pasme me teknologji LED dhe ngjyrë të kuqe të errët karakterizojnë pjesën e pasme të T-Roc Sport.

Shijo pamjen e interierit

Kompakt nga jashtë, me shumë hapësirë brenda, kaq i thjeshtë është koncepti i T-Roc. Sidomos hapësira e madhe për pasagjerë shfaq ndjenjën e të qenurit në një makinë shumë më të madhe. Duhet cekur që as vendi për të ruajtur gjësendet (shoping) nuk mungon:
– Vëllimi i bagazhit përmban deri në 1.290 litra me ulëse të pasme të palosura. Kjo mund të ndryshojë mvarësisht nga pakoja e paisjeve ose Motori – Transmisionit”
– Ulësja e pasme ndahet në mënyrë asimetrike
– Opcioni për ngarkesa të gjata
– Zona e sheshtë (rrafshtë) e ngarkimit, vetëm tek dyshemeja ngarkuese me mundësi të rregullimit të lartësisë
– Dyshemeja me mundësi të rregullimit të lartësisë për ngarkim sa më të përshtatshëm për gjësende të rënda