Po aq i personalizuar sa ju.
Up i ri! përshtatet me stilin tuaj personal dhe, me anë të opsioneve të panumërta të personalizmit, sjell tani edhe më shumë ngjyra në jetën e përditshme. P.sh. mund të zgjidhni mes ngjyrave të ndryshme për tavanin dhe pasqyrat e jashtme apo edhe pjesëve anësore të automjetit dhe disqet e aluminit. Pamja personale rrotullohet rreth dritave të ditës LED dhe sinjaleve në pasqyrë, të cilat janë pajisje standarde.
Individualisht elegant.
up! i ri jo vetëm që duket shumë mirë në shikim të parë, por edhe më gjatë. Përveç një hapësire bujare të habitshme dhe rehati për deri në 4 pasagjerë, ai ofron gjithashtu në pjesën e brendshme, që nga tavani e deri në tapiceritë e ndenjëse, hapësirën e mjaftueshme për ngjyra të lira. Dhe në sajë të integrimit opsional të smartphone dhe timonit opsional multifunksional prej lëkure, up! i ri është një multitalent i vërtetë.
Volkswagen App “maps+more”
Thjesht online.
Me aplikacionin opsional të Volkswagen “maps + more dock” udhëtimi me up! bëhet më i zgjuar. Sepse me aplikacionin e duhur dhe telefonin smart në mbajtëse, ju mund të përdorni edhe funksione si navigim edhe offline, si dhe të folur pa duar, Media Control, ekran multifunksional ose Think Blue. Trainer.
VW up! Funksioni i frenimit City në rast emergjence
Sidomos në trafikun ec-e-ndalo brenda në qytet, funksioni standard i frenimit City në rast emergjence është një benefit i vlefshëm. Në një shpejtësi prej rreth 5 deri 30 km/h, ai mund të sigurojë mbrojtje plotësisht automatike gjatë përplasjes. Për këtë, trafiku para dhe pengesat në një distancë deri në 10 metra mund të zbulohen me një sensor lazer. Pasi up! afrohet shumë tek automjeti para ose tek pengesa të tjera, pa ndërhyrë një reagim i shoferit, automjeti mund të frenojë automatikisht brenda kufijve të sistemit për të ulur shpejtësinë e një përplasje të mundshme. Përveç kësaj, ajo ndihmon shoferin gjatë frenimit, duke mundësuar automatikisht presionin tek frenimi. Kështu, funksioni i frenimit City në rast emergjence mund të ndihmojë për të zbutur pasojat e një aksidenti.