RTK Info

Vlerësohet bashkëpunimi mes Volkswagen dhe Kosovës

Në Komunën e Prizrenit u hap Shtëpia e Re e Automobilave, AHP. Në këtë solemnitet, morën pjesë, përfaqësues të Volkswagen nga Gjermania, trupa diplomatikë, nga Italia, Gjermania dhe Shqipëria, si dhe personalitete të ndryshme nga vendi dhe rajoni.

Komunës së Prizrenit i’u shtua sot edhe një biznes i rëndësishëm që do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të vendit. Në prani të përfaqësuesve diplomatikë, nga Gjermania, Italia dhe Shqipëria, përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës, KFOR-it, FSK dhe Policisë së Kosovës, u përurua Shtëpia e Re e Automobilave AHP.

Hapja Solemne 24.05.2013Për të realizuar këtë projekt, një kontribut të rëndësishëm ka dhënë edhe komuna e Prizrenit.

Përfaqësuesi i Volkswagen AG, për Kosovë, Ramadan Hoxha, thotë se Kosova është tregu numër 1 i Volkswagen.

Të kënaqur më bashkpunimin e kompanisë Volkswagen me Kosovën janë shprehur edhe përfaqësuesit e kësaj kompanie nga Gjermania, si dhe ambasadori i Gjermanisë Matias Kisler. Ambasadiri i Shqipërisë Islam Lauka, është i bindur se një shtëpi e tillë e automjeteve, nuk do t’i shërbejë vetëm Kosovës, por edhe Shqipërisë.

RTK1, Myrvete Axhami – Prizren