Golf Konfigurator Galeria Shkarko çmimoren Katalog
Gjithçka në përshtatetjen Tuaj!
Opcioni “Innovision Cockpit” shërben për t’i ruajtur preferencat e juaja të ekranit lehtësisht. Kjo mundësohet me anë të “Instument tabelës – Digital Cockpit” me madhësi 25,4 cm (10 inç) të lidhur me sistemin navigues “Discover Pro” me madhësi 25,4 cm (10 inç). Përveç përmbajtjes tashmë të njohur, si matësi i rrotullimeve, shpejtësi-matësit dhe numëruesit të kilometrave, në “instrument tabelën digjitale” mund të shfaqen edhe të dhëna tjera të dobishme. Për shembull, harta e navigimit mund të shfaqet në gjithë zonën e ekranit.
Zona e madhe e ekranit të sistemit të navigimit “Discover Media” ose “Discover Pro” përdoret për të shfaqur shumë funksione me grafika tërheqëse dhe animacione, të bazuara tërësisht në “smartphone” tuaj. Ekranin fillestar mund t’a mbushni me foto the funksione të favorizuara sipas dëshirës suaj.
Dukje dinamike. Përjeto Golf
Golf – me dizajn dinamik: pjesa frontale e tërhequr poshtë me Drita të ngushta LED-Matrix, me optikë me katër sy, si dhe logoja e ridizajnuar e Volkswagen. Çdo gjë e dizajnuar ne mënyre harmonike dhe koherente (bindëse) – për çka Golf-i është i njohur vazhdimisht. Në pjesën e pasme mbizotërojnë dritat e ngushta, midis të cilave është vendosur logoja e re dhe shkrimi Golf. Tubat për shkarkimin e gazrave zhduken në mënyrë diskrete nën mbrojtësin e pasëm elegant.
LED në një dritë të re
Golf i ri vjen me drita kryesore LED në seri. Dritat e pjesës frontale në mënyrë dinamike janë të tërhequra në drejtim të poshtëm dhe vazhdojnë deri në pjesën e anësores – Krahut. Edhe dritat e integruara të mjegullës janë standarde në seri. Gjithashtu tipike për Golf, pamja mahnitëse katër sysh. Dizajni i pjesës frontale pasqyrohet njashtu në pjesën e pasme ku mbizotërojnë dritat e ngushta LED. Si opcion mund t’i integroni dritat “IQ.Light- LED-Matrix” , të cilat automatikisht përshtatin shpërndarjen e dritës në trafikun rrugor me anë të “Dynamic Ligh Assist”
Parashikon se çfarë mund të ndodhë: Car2X
Funksioni standard për paralajmërimin e rrezikut mbështet shoferin me informacione të dobishme, si për shembull duke identifikuar vendet e ndërtimeve ose automjetet speciale të urgjencës.Opcioni shtesë ACC për kontroll automatik të distancës mbështet shoferin me shumë informacione me anë të teknologjisë Car2X1. Ky funksion shtesë mund të ndërhyje në mënyrë aktive nëse është e nevojshme për t’a mënjanuar rrezikun, aq sa e lejojnë kufijtë e sistemit. Komunikimi dhe shkëmbimi i të dhënavezhvillohet me teknologjinë Car2X përmes WLAN (pWLAN).