The Beetle

 
1618155393

exterior[2]

E Ridefinuar.

Më progressive, Më e rëndësishme dhe Më e rritur. Në shekullin e 21 Beetle prezantohet më bindëse dhe më e madhe në rrugë. Me Dimenzione dukshëm më burrërore: (12 mm) më e ulët dhe (84 mm) më e gjërë krahasuar me modelin paraprak. Silueta e tij me kapakun e zgjatur, xhami frontal i tërhequr mbrapa dhe linjat e zbutura të kulmit i sigurojnë dinamikë të panjohur, të krahasueshme me kupenë sportive. Ndërsa fenerët rrethor, sipërfaqet anësore me forma të fuqishme dhe kalimi i zbutur drejt kulmit e citojnë skulpturën klasike të Beetle, me detajet si: dritat e pasme, gryka për ajër nëpër gjithë gjerësinë e parakolpit dhe lëvizja e drejtë e anëve të kapakut të motorit dallohet dukshëm. ADN bashkëkohore e Volkswagen.

BE1262[1]Interieri: Prap i vendosur.

Në pjesën e mbrendshme Beetle të kujton rrënjët e veta: në kategorinë “Design” sipërfaqet e mëdha me ngjyrë të automjetit dhe kombi-instrumentet kompakte me instrumentin e madh qendror të kujtojnë Beetle klasik. Kuptohet, rrjetat për ventilim dhe sistemet bashkëkohore për informim dhe argëtim janë të integruara në mënyrë ideale tek tabela e instrumenteve. E pandryshuar: cilësia e lartë e përpunimit të materialit.
Beetle Park-PilotPark Pilot.

Hapësirë e ngushtë për parkim? Ju jeni vetem dhe nuk është askush të ju ndihmoj? Me Volkswagen Park-Pilot kjo gjë kalohet pa problem. Falë sensorëve me sinjale akustike të instaluar në parakolp dhe, varësisht nga Radiosystemi edhe me sinjale përkatëse optike, ju paralajmëron për pengesat para dhe mbrapa automjetit. Sa më shumë i afroheni pengesës aq më shumë përshpejtohet frekuenca e paralajmërimit akustik, ndërsa kur distanca nga pengesa është 30 cm kthehet në tingull të pandërprerë.